Pushimet e veres duket se i bene mirre Ferrarit dhe Fetelit. Kokekuqja triumfoi ne pisten belge te SPA pas 9 vitesh fale pilotit gjerman te saj, Sebastian Fetel. Fetel e shfrytezoi me mire potencen e Ferrarit te tij per t’i marre vendin e pare Hamilton ne fillimin e gares.
Ishte nje gare qe pati nderhyrjen e makines se sigurise qe ne xhirot e para pas aksidentit qe perfshiu Fernando Alonson. Fetel u tregua i afte per te mbajtur kryesimin e gares deri ne fundin e saj per te pasur nje moral me te larte per garen e radhes qe do te zhvillohet ne Monza.
Ljuis Hamilton e pati te pamundur t’i kunderpergjigjej rivalit te tij dhe u detyrua te kenaqej nderkohe qe ne vendin e trete u rendit Maks Vershtapen. Probleme pati ferraristi tjeter Kimi Raikonen qe u terhoq perfundimisht nga gara sic beri edhe Riçardo 13 xhiro nga fundi. Kurse Valteri Botas qe pati trlashet e tij me makinen Mercedes arriti te mbylle garen ne nje vend prane podiumit pas nje sere parakalimesh. Pas gares se Belgjikes diferenca e pikeve mes Hamilton dhe Fetelit shkurtohet ne 17 pike.
Sfidanti.al