Ne Angli flitet per goditjen e PSG; Kristian Eriksen

Ne Angli ka filluar te spekulohet per te ardhmen e Kristian Eriksen. Sipas te perditshmes britanike ‘Daily Express’, Paris Sen Zhermeni pasi mesoi per refuzimin e Ivan Rakitic, vendosi te hedhe syte pikerisht te futbollisti i Totenhemit.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, PSG eshte gati te ofroje 110 milione Euro per kartonin e mesfushorit danez qe eshte ne bisedime me Hotspurs per rinovimin e kontrates. Ne kete moment, bisedimet per kontraten e re mes Eriksen dhe Totenhemit kane mbetur pezull, nje situate kjo te cilen Paris Sen Zhermeni kerkon ta shfrytezoje edhe pse do te jete e veshtire duke qene se kampionet e Frances jane nen lupen e UEFA per rregullin e Fair Play Financiar.

Sfidanti.al