Ibrahimoviçi kategorikisht kundër barit artificial! S’harron 20 minuta..ferri

Fundjavën e kaluar, futbollisti suedez, Zllatan Ibrahimoviç (36 vjeç), refuzoi që të luante me ekipin e tij, LA Galaksi në ndeshjen kundër Sietëll Saundersit (fitoi 5-0 Sietëlli)), sepse ky i fundit luan në një fushë me bar artificial. “Me të vërtetë, është e veshtirë që të luash në një fushe më bar të tillë, sepse duhet ta kesh mendjen se mos dëmtohesh, në fusha të tillë nuk duhet të luhet. Futbolli nuk është krijuar që të luhet në fusha të tilla artificiale”, deklaroi Ibra.
Në fakt, Zllatani në kampionatin kryesor amerikan, MLS, nuk luan me ekipin e tij, LA Galaksi, në asnjë ndeshje që zhvillohen në fusha me bar artificial, me përjashtim të ndeshjes më Portlendit, kur ai u fut si zëvendësues në 20 minutat e fundit.
“Vetëm njëherë kisha luajtur 10 minuta në një fushë me bar artificial dhe më besoni se ishte përvoja më e keqe që unë kam provuar në fushën e futbollit”, vuri në dukje Ibrahimoviçi.
Sfidanti.al