Zhoze Murinjo është vënë në qendër të kritikave të tifozëve, për shkak të lojrave të dobta të Mançester Junajtidit, ndërkohë që edhe kryesia e klubit nuk po i jep atij mbështetjen e duhur. Thuhet se trajnerit portugez i ka mbetur shumë qejfi nga një qëndrim i tillë dhe se ai u ka thënë miqve të vet të afërt se ai do të ishte larguar, po të mos ishte fjala për Mançester Junajtidin.
Murinjo është i pakënaqur nga kritikat e tifozëve dhe se drejtori i madh i Mançester Junajtdit, Ed Uduord, nuk po i jep atij mbështetjen e nevojshme, por, sidoqoftë, është interesante sesi do t’i shkojë filli Murinjos në të ardhmen.
Tanimë, dihet se koeficienti i mundësisë së largimit të “Specialit” që para mbarimit të sezonit nga “Old Trafordi” ka rënë shumë.
Sfidanti.al