Runi thotë të vërtetën për Pogbanë: Yll për vete, jo për Murinjon

Ishin shokë skuadre deri dy sezone më parë. Uejn Runi e njeh Pol Pogbanë aq sa për të dhënë një mendim për të, dhe gjykimi i ish-kapitenit duket i kthjellët si “kristal”. “Dëgjoj shumë njerëz që thonë se i takon Murinjos të bëjë që Poli të japë maksimumin, – u shpreh Runi, – unë mendoj se Poli është një lojtar i shkëlqyer, dhe i takon atij vetë që të japë maksimumin. Ai duhet ta bëjë këtë për vete, jo për Murinjon”.

Besohet që Pogba ta dëgjojë Runin, një njeri që shënoi 253 gola për Mançester Junajtidin, duke qenë rekordmen i rrjetave përmbi të madhin Sër Bobi Çarlton. Francezi, edhe pse doli kampion bote, vazhdon të kritikohet. Pol Skoulls ishte i ashpër me të, pas humbjes së Junajtidit ndaj Brajtonit, duke thënë se Poli nuk është lider dhe se nuk është i qendrueshëm”.

Sfidanti.al