Ronaldo “modest”: Nuk punoj që ta mbaj trupin të bukur, ai është vetë i tillë!

Përforcimi më i ri i Juventusit, Kristiano Ronaldo, duket se është definitivisht një nga figurat më vetëpromovuese, Ai thotë se nuk është i fiksuar që ta mbajë trupin e tij të bukur, ndërkohë që nuk mungoi të jepte edhe një leksion të shkurtër sesi duhet ta ketë trupin një burrë:
“Unë nuk jam i fiksuar që ta mbaj trupin të bukur. Unë nuk përpiqem, sepse të tillë e kam vetë trupin. Ka shumë rëndësi që të dukesh bukur e të biesh erë të mirë dhe këtë nuk e them, sepse kështu u pëlqen vajzave. Sigurisht, edhe atyre u pëlqen një burrë i veshur bukur. Ashtu si vishem unë, u pëlqën së dashurës sime, mamasë dhe motrave të mia. Disa detaje të vogla përbëjnë një ndryshim të madh mes të veshurit bukur dhe të veshurit keq, kurse unë këyre detajeve, nganjëherë, nuk u kushtoi rëndësinë e duhur”, deklaroi Ronaldo.
Sfidanti.al