Ora e së vërtetës, Nole Xhokoviç një hap larg Top 5-sës

Mbas triumfit të tij në turneun e mjeshtrave të Çinçinatit (SHBA), konkretisht mbasi ai në finale të tij mundi me lehtësi 2-0 rivalin e tij të madh, Rozhe Federer, tenisti serb, Novak (Nole) Gjokoviç, duke arritur një fitore historike, pasi e fitoi për herë të parë këtë turne, rankimi i tij në listën e ATP-së (Shoqata e Tenisit Profesionist) u rrit konsiderueshëm.
Tani, me 1000 pikët që ai fitoi, ndodhet në vendin e gjashtë të listës së lartpërmendur (4445 pikë) dhe i duhen vetëm 170 pikë që ai të arrijë tenistin amerikan, Kevin Anderson, që zë vendin e 5-të. I 4-ti në këtë listë është Aleksandër Zverevi që ka 400 pikë më shumë se Gjokoviçi, ndërsa i treti, Del Potro, është 1050 pikë para Noles.
Në krye të listës së sipërpërmendur ndodhet ende Rafael Nadali me 10 040 pikë, ndërsa në vend të dytë – Rozhe Federeri me afro 3000 pikë më pak.
Sfidanti.al