Kush po mëson nga njëri-tjetri, Mbape nga Nejmari apo e kundërta?

Të gjithë mendonin se Kilian Mbape do të mësonte dhe do të fitonte përvojë, duke luajtur në krah të Nejmarit që presupozohej që të bëhej lider i PSZH-së, por loja e të dy këtyre futbollistëve po tregon të kundërtën?
Sulmuesi francez po del si emri nr.1 në ekipin e trajnerit gjerman Tomas Tuhel. Ai shënoi dy gola në fitoren që PSZH-ja arriti mbi Gengampin, duke shënuar një faqe të re në historinë e futbollit francez.
Duke qenë ende 19 vjeç, ky sulmues francez i PSZH-së u bë futbollisti i parë gjatë 45 sezoneve të fundit të Ligës së 1-rë franceze që shënon mbi 30 gola pa mbushur ende 20 vjeç.
Sfidanti.al