Në gushtin e 2017’ës, Real Madridi dukej një forcë dominante në Spanjë, por tani pas një sezoni duket se Barcelona e ka marrë përsëri fronin.
12 muaj më parë, Neymar e la klubin e tij në baltë, pasi që bëri një largim befasues për Paris Saint-Germain, që detyroi Barcelonën dhe stafin teknik të saj që të rimendonte për objektivat e saj në treg. Ata duhet të nguteshin për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit, kurse ligat e Europës prisnin, duke ditur se gjiganti katalanas kishte 222 milionë euro në xhep për ti shpenzuar.
Investimi që ata u desh të bëjnë ishte Ousmane Dembele e që u quajt historik, kurse Ernesto Valverde, i cili sapo kishte ardhur, nuk mund ta besonte se çka po ndodhte
Sikur të mos ishte e mjaftueshme, në nivelin sportiv, Real Madridi e gjunjezoi Barcelonën në Super Kupën e Spanjës në të dyja ndeshjet, të parën e mundi në Camp Nou më rezultat 3-1, kurse fitoi edhe Super Kupën e Europës ku mundi Manchesterin.
12 muaj më vonë, situata është e njëjtë, por vendet kanë ndryshuar. Barcelona është shumë më solide këtë verë. Largimi i Andres Iniestas nuk ka shkaktuar ndonjë vakum të madh dhe drejtori teknik e ka kryer detyrën e tij si më se miri.
E vetmja gjë që po i mungon është ardhja e një lojtari, por edhe ky nuk duket se është ndonjë prioritet për ta. Në nivel sportiv, Barcelona e fitoi Super Kupën e Spanjës dhe është gati që të fillojë edhe ligën, që është e kundërta e atmosferës në Santiago Bernabeo.
Real Madridi tani është pasqyrë e krizës së Barcelonës një vit përpara.
Klubi duket se ende nuk ka arritur ti mbulojë zbraztirat që lanë Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, kurse tani ju duhet të bëjnë transferime të shpejta kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë derisa afati i transferëve të mbyllet.
Julen Lopetegui humbi ndeshjen e tij të parë, ashtu sikurse bëri Valverde para tij.
Si shtesë, humbja në Talin ishte e dhimbshme, jo vetëm për faktin që e humbi një titull, por humbi nga rivali i qytetit të vet.