Guardiola me orë që vlen më shumë sesa 1/2 e futbollistëve në Maqedoni!

Trajneri më i mirë në Premier Ligë gjatë sezonit të kaluar, Pep Guardiola, është një ndër trajnerët më të paguar në botë dhe, ndoshta, më i paguari në Angli, kështu që për të është një vogëlimë blerja e një ore me vlerë prej 150 000 sterlinash (170 000 euro) që ai e mban në dorën e tij dhe media angleze ka vënë re se ai mban një orë speciale të edicionit “Richard Meil” që është 10 herë më e shtrenjtë sesa ora që mban Zhoze Murinjo, “Hublot Big Bang Unico” që kushton 16 000 sterlina.

Mauricio Poketino, trajneri i Totenhemit, ka një orë që kushton 7352 sterlina të modelit “Aquatimer Expedition Charles Darvin” të prodhimit “Hronograf”. Ora e trajnerit të Çelsit, Mauricio Sari, kushton 6000 sterlina dhe i përket markës klasike “Luminor Pantera”.
Sidoqoftë, orën e dytë më të shtrenjtë e mban në dorë traneri Roj Hoxhson – 25 200 sterlina të markës “Hublot Big Bang Gold Qeramic”, kurse orën më të lirë e mban trajneri i Hadersfildit, Dejvid Vagner – 100 sterlina.
Sa për kurreshti, ora që mban në dorë Guardiola kushton më shumë sesa gjysma e futbollistëve që luajnë në Ligën e Parë të Maqedonisë, vlera e të cilëve nuk e kalon shifrën 200 000 euro.
Sfidanti.al