Meklaren, ikën një spanjoll, vjen një tjetër, Sainz për Alonson

Karlos Sainz do të jetë piloti i ri i Meklarenit. Skuadra angleze humbi kështu një spanjoll, por fitoi një tjetër, pasi djali i ri nga Madridi do të largohet nga skuadra e tij aktuale, Reno. Sainz është thuajse 24 vjeç dhe cilësohet si talent me potencial të madh, ndërsa ëndrra e Meklarenit ishte që të kishin në ekip që të dy spanjollët, pra Karlosin dhe Fernando Alonson. Tani që Alonso vendosi të braktisë Formula 1, alternativa e vetme mbeti Sainz.

Piloti i Renosë kishte një parakontratë me Red Bullin, që do të kishte qenë maksimumi për të, veçse u pengua ngaqë Verstapen vendosi veton, duke mos e lejuar. Edhe Red Bulli donte pilot, ndërsa Daniel Riçardo lajmëroi largimin.

Sfidanti.al