E vlerëson lart si futbollist dhe për kontributin në kombëtare, por nuk është dakord me fundit. Toni Kros iu bashkua zërave kritikë ndaj Mesut Ozilit, pasi mesfushori i Arsenalit u largua nga ekipi përfaqësues i Gjermanisë.
“Mënyra sesi u largua nuk ishte korrekte, – u shpreh ylli i Realit për gazetën gjermane “Bild”, – deklaratat e tij bënë të nënkuptoheshin gjëra që nuk ishte e drejtë të aludoheshin, një mal me budallallëqe. Mendoj se edhe ai e di se nuk ka racizëm në kombëtaren tonë, dhe as në Federatë, përkundrazi, kemi qenë gjithnjë për larminë dhe integrimin, dhe vetë Ozili ishte shembull prej shumë vitesh”.
“Si lojtar ka merita të mëdha tek Gjermania, – vazhdoi Krosi, – dhe meritonte ta mbyllte karrierën më mirë. Ozili u kritikua për foton me Erdoganin ashtu si Ilkai Gyndogani, ndërsa pas Botërorit, u kritikua ashtu si të gjithë ne, për rendimentin në Rusi. Kritikat disa herë ishin vulgare, por ne si futbollistë duhet të dimë të mësohemi me to”.
Kros përfundoi duke thënë se do të luajë në kombëtare të paktën deri në Euro 2020, ndërsa më pas do të mendohet. Mesfushori i Realit sot është 28 vjeç.
Sfidanti.al