“Gardiani” i ri i PSZH-së, Xhanluixhi Bufon, është shumë i kënaqur që arriti ta ruajë të paprekur rrjetën e portës së tij në debutimin e tij në kampionatin francez. Parisienët mundën 3-0 Kaenin, ndërkohë që mbas ndeshjes portieri legjendar italian tha:
“Unë jam shumë i kënaqur që ne arritëm të fitonim pa pësuar asnjë gol. Isha i mbushur plot me emocione, kur dola për herë të parë para publikut vendas në ndeshjen e parë të Ligës së 1-rë. Bashkëlojtarët e mi më kishin folur për tifozët e ekipit, por tani unë u binda edhe vetë se janë më të mirët. Ne kemi një ekip mjaft të fortë dhe, nëse do të mbrohemi edhe më mirë, ne të gjithë do të jemi të kënaqur”.
Më parë, PSZH-ja mundi bindshëm 5-0 Monakon, duke fituar Superkupën e Francës.
Sfidanti.al