Asnjë skuadër në Europë nuk mund të shqetësohet më pak sesa PSG për mungesën e një blerjeje të madhe. As edhe Reali apo Mançester Siti, të cilët gjithsesi, kanë skuadra të mbushura me kampionë, veçse në Francë kjo gjë është kthyer në temë diskutimi. i vetmi lojtar me profil të lartë që mbërriti në “Park dë Prensis” ishte Xhanluixhi Bufon, por ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit erdhi falas dhe mund të cilësohet paksa si “pensionist”.
Ëndrra e re e pronarëve të PSG-së është Ivan Rakitiç, për të cilin thuhet se është gati të japë gati 130 milionë euro. Duket se klubi francez e ka rregulluar paksa bilancin (duke qenë nën vëzhgimin e UEFA-s), pas transferimeve të Pastores, Berçiçes e Krihoviakut, dhe largimit nga futbolli të Tiago Motës. Dëshira tjetër e trajnerit Tomas Tuhel është ajo për mbrojtësin e Totenhemit, Rouz.
Synimi është fitorja e Championsit, sepse për ligën franceze, parizienëve u mjafton e u tepron ekipi që kanë, dhe që do të udhëhiqet në sulm nga dyshja Nejmar-Mbape.
Sfidanti.al