Ai është kroat, por një i tillë i përshtatur me jetën sportive në Gjermani. Niko Kovaç nuk zhgënjeu tradicionalistët e Bundesligës, ndërsa foli për mungesën e blerjeve të mëdha nga Bajerni, ndërsa trajneri u duk i qetë dhe i sigurt.
“Paratë janë në Angli, ata duan të marrin gjithnjë më të mirët, – tha kroati, – ne tek Bajerni jemi ndryshe. Ekspertët po studiojnë gjithçka, janë nga ata që njohin ekipin dhe ambientin. Ne mbetemi vetvetja, dhe jo vetëm Bajerni, por gjithë futbolli gjerman”.
Trajneri i bavarezëve bëri edhe një krahasim për t’i dhënë më shumë peshë fjalëve të tij. “Liverpuli ka shpenzuar shumë para, por vjet nuk e fitoi dot Premier Ligën dhe arriti në finale të Championsit, – tha ai, – ndërsa, ne tek Ajntrahti i Frankfurtit fituam Kupën e Gjermanisë, edhe pse shpenzuam shumë pak para”.
Sfidanti.al