Autori i shprehjes është Jurgen Klopi, trajneri i Liverpulit. Edhe pse shpenzoi 250 milionë paund stërlina vetëm në vitin 2018 për t’u përforcuar, trajneri e quan skuadrën e tij si jofavorite në garën për titull, ku numri 1 i pretendentëve është Mançester Siti. “Është si Roki Balboa ndaj Dragos, ne kemi detyrë të luftojmë më shumë, të përpiqemi më shumë, të jemi si Roki, – tha gjermani, – Siti është një klub i ndërtuar që në themel për të fituar. Sa për ne, do të vinte një ditë që do të shpenzonim”.
Po Guardiola si përgjigjet ndaj këtij krahasimi? “Kam 9 vjet që jam mësuar më këto shprehje, – thotë ai, – kjo ndodhte edhe kur isha tek Barcelona, edhe tek Bajerni, me përjashtim të vitit të parë tek Barça. E falenderoj Jurgenin, është shumë i këndshëm”.
Sfidanti.al