Saga rreth largimit eventual të magjistarit kroat të futbollit, Luka Modriç, nga Reali i Madridit vazhdon të mbushë faqet kryesore të medias botërore, ndërkohë që lajm i fundit është se fati i tij do të përcaktohet shumë shpejt, pasi ai ka kërkuar që të mos stërvitet deri sa të zgjidhet problemi i tij.
Krerët e klubit madridas e kanë pranuar kërkesën e tij që do të thotë se ai është një hap larg largimit nga “Santiago Bernabeu”, kështu që tani ka mbetur që të gjendet mënyra e transferimit dhe të përcaktohet shuma përkatëse. Shumë gjëra do të sqarohen mbas takimit të pritshëm mes vetë Modriçit dhe presidentit të Realit, Florentino Perez.
Në fakt, klauzola zyrtare e blerjes se këtij lotjari kroat është 750 milionë euro, por “i argjendti” i Botërorit të Rusisë shpreson se njeriu nr. i 1 i klubit “mbretëror” do ta lëshojë atë kundrejt një kompensimi të arsyeshëm nga ana e Interit që është mjaft i interesuar për shërbimet e mesfushorit të shkëlqyer kroat. Problemi kryesot, në fakt, konsiston të fakti se agjentët e Modriçit janë marrë vesh me Interin pa e pyetur fare Realin, por edhe ky problem mund të kapërcehet, thonë njohësit e mirë të rrethanave përkatëse.
Sfidanti.al