Alegri do ta përdorë Ronaldon sipas recetës së Zidanes

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dhe stafi i specialistëvë të tij kanë bërë një analizë sesi duhet të sillen me Kristiano Ronaldon, me qëllim që ai të jetë i freskët dhe i relaksuar gjatë të gjithë sezonit.
Duke pasur parasysh se, shkurtin e ardhshëm, ai do të mbush 34 vjeç, ndërkohë që gjatë sezoneve të fundit ai ka pasur probleme me muskujt e njerës nga këmbët, Alegri pritet që të përdorë recetën e Zinedin Zidanes.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Ronaldo ka luajtur në 56 nga 76 ndeshjet e mundshme të Realit në La Liga dhe vetëm dy ndeshje të Kupës së Spanjës. Një gjë e tillë i ka dhënë atij “hapësirën” e mjaftueshme që ai të pushojë, ndërsa ka pasur raste, kur ai nuk ka luajtur një muaj të tërë. Që nga viti 2015, Ronaldo nuk ka luajtur më shumë se 50 ndeshje për sezon, ndërkohë që më parë ai arrinte të luante deri në 70 ndeshje për sezon. Alegri është gati që ta ndjekë edhe ai këtë recetë që do ta zgjaste karrierën fubollistike të Kristiano Ronaldos dhe ta shfrytësojë atë me sa më shumë efikasitet.
Sfidanti.al