Pol Pogba e deshiron ende kalimin te skuadra e Barcelones, pavaresisht vendimit te Mançester Junajtid per te refuzuar oferten e katalanasve. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, mesfushori francez i komunikoi zv/shefit ekzekutiv Ed Uduard dhe pjeses tjeter te skuadres deshiren e tij per t’u transferuar te kampionet e Spanjes.
Gjithnje sipas ‘Daily Mail’, agjenti i futbollistit, Mino Raiola ka arritur edhe akordin me drejtuesit e Barcelones per nje kontrate me page 20 milione Euro me sezon per Pogbane, nje levizje kjo qe duket se ka zemeruar jo pak Djajte e Kuq qe jane te vendosur te mbajne francezin ne Old Trafford’.
Sfidanti.al