Godet ish-trajneri Menezes: Problemi i Brazilit është Nejmari

E drejtoi skuadrën “verdeoro” për 2 vjet dhe padyshim është nga ata që e njeh më mirë. Mano Menezes nuk mundi të mos bënte kritika të forta në analizën e tij për kombëtaren e Brazilit, pas dështimit në Kupën e Botës. Gishti i tij tregues nuk ishte për asnjë tjetër, përveçse për yllin më të madh.

“Problemi i Brazilit nuk është Gabriel Zhezus, zbulimi im i fundit, siç është thënë shpesh, – u shpreh Menezes, – problemi është tek lojtari më i madh që kemi, tek Nejmar. Ka tendencë të monopolizojë topin, tregohet egoist, topi përfundon gjithnjë tek ai, por më pas nuk përgatit lëvizjen e duhur për repartin sulmues, por bën atë që përshtatet më shumë si individ”.

Menezes, gjithsesi, shtoi se problemi i Brazilit nuk është vetëm Nejmari, madje i dha meritën yllit të Paris SG se “shpesh ndodh që zgjidh deficitet tona”. “Më e saktë do të ishte që duhet ta bëjmë Nejmarin që të japë më shumë për kombëtaren”, – përfundoi ai.

Sfidanti.al