PSG, Juventus, Real janë në radhë për yllin e ri të Anglisë

Në moshë nuk është aspak “adoleshent”, por shpërthimi i tij ishte paksa i vonë. Gjithsesi, në moshën 27-vjeçare, Kieran Tripier i ka të gjitha mundësitë të bëjë karrierë të madhe. Mbrojtësi i krahut i Totenhemit, është në qendër të vëmendjes së të mëdhenjve të Europës dhe mediat britanike flasin për interesim të Paris SG nga Franca, të Juventusit në Serinë A dhe të Realit në La Liga.

Paradoksalisht, Tripier është “prodhim” i Akademisë së Mançester Sitit, ndërsa në Angli atë e do Mançester Junajtidi. Gjithsesi, lëvizja e Murinjos për lojtarin e kombëtares së Anglisë mund të vijë pas 12 muajve, nëse ai do të jetë i disponueshëm.

Të gjithë pretendentët për kartonin e tij, sidoqoftë, duhet të kalojnë rezistencën e presidentit të Totenhemit, Daniel Levi dhe të trajnerit Poçetino. Tripier rinovoi kontratën së fundmi, ashtu si Harri Kejn dhe disa yje të tjerë.

Sfidanti.al