Pjesëtari i përfaqësueses gjermane dhe i ekipit bundesligas Red Bull Lajpcig, Timo Verner, është një nga yjet e rinj të Gjermanisë që do të duhej të ishte një nga lojtarët kryesorë të manshaftit që, sikurse dihet, sidoqoftë, pësoi fiasko në Botërorin e fundit të Rusisë. Megjithatë, Vernerin e kërkojnë shumë klube të Evropës, sidomos ato të mëdhenjtë, si Mançester Junajtidi, Reali, Barcelona, Bajerni i Mynihut, Arsenali, etj. Por e gjithë kjo duket si një betejë e kotë gjigantësh, pasi Verneri, tanimë, e ka marrë vendimin e tij që të qëndrojë atje, ku është.
Gazetar “Kiker” shkruan se ky sulmues i ri gjerman që nuk ra shumë në sy në kampionatin botëror të Rusisë, i ka kërkuar kryesisë së Lajpcigut që t’ia vazhdojë atij kontratën, me qëllim që ai të mund të bashkëpunojnë me trajnerin e ri Julian Nagelsman që, në fakt, është një nga trajnerët më me perspektivë të së sotmes.
Sfidanti.al