Tare prezanton 7 blerjet e Lacios dhe “mban” Milinkoviç-Saviçin

Shtatë blerje për Championsin. Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, prezantoi përforcimet e kësaj vere për skuadrën që ai beson se është më e fortë sesa vitin e kaluar. “Lacio ka një ekip më të fortë se vjet, – u shpreh Tare, – nuk duam thjesht të konfirmohemi, por duam të jemi më lart dhe të arrijmë Championsin”. Drejtori sportiv kërkon mbështetje nga tifozët dhe vendos objektivin: Të kemi 25 000 abonentë në “Olimpiko” të sezon.

Lojtarët e ardhur janë Açerbi (që zëvendëson De Vrajin e larguar), Badelji apo Korrea, por nuk duhen harruar dy lojtarë me origjinë shqiptare si Dyrmishi apo Valon Berisha, si dhe portieri belg, Proto. Berisha thotë se ka ardhur tek Lacio për të qenë titullar.

Çfarë, do të ndodhë ndërkaq, me Sergej Milinkoviç-Saviçin? “Nuk jam magjistar për ta parashikuar, por mund të them se nuk është në planet tona për ta larguar, – thotë Tare, – gjithçka ndryshon nëse vjen oferta e duhur”. Kjo ofertë, për Lacion arrin në 150 milionë euro.

Sfidanti.al