Çmenduria e blerjeve ka rënë, por Premier Liga mbetet e çmendur

Kufiri i 1 miliardë eurove shpenzime për blerjet sërish u kalua. Edhe pse Premier Liga angleze nuk ka arritur ende në nivelet e viteve 2017 apo 2016, sërish klubet mbeten të çmendur pasi kanë harxhuar plot 1.101 miliardë euro për marrje të lojtarëve. Kur duhen edhe 7-8 ditë deri në nisjen e sezonit, kjo shifër mund të rritet sërish, edhe pse nuk besohet të arrihet rekordi i stërçmendur i vitit 2017 me 1.616 miliardë euro të nxjerra nga llogaritë bankare.

Pavarësisht një rënieje të lehtë, Premieri mbetet liga që shpenzon më shumë, duke lënë në vend të dytë Serinë A (të elektrizuar nga blerja e Ronaldos) dhe që ka arritur në nivelin e 927 milionë eurove. Më pas, me diferencë La Liga spanjolle, Bundesliga, Liga 1 franceze dhe … Kategoria e dytë angleze. Nga klubet anglezë, ai që ka bërë më shumë shpeza është Liverpuli me 195 milionë euro, ndjekur me diferencë nga Uest Hemi e Man. Junajtidi.

Portieri Alison është blerja më e shtrenjtë me 75 milionë euro, Mahrez i Sitit kushtoi 68 milionë, Keita i Liverpulit 60, Fred i Junajtidit 59 e Zhorzhinjo i Çelsit 57 milionë euro.

Sfidanti.al