Bajerni pranon ndarjen me kilianin, Vidali një hap larg Interit

Lajmet më të fundit që vijnë nga Apeninet, thonë se Interi dhe Bajerni i Mynihet, më në fund, kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arturo Vidalit. Vidali dhe Bajerni kanë vendosur që të ndahen, ndërkohë që Vidali pothuajse e ka arritur kontratën me Interin, por, sidoqoftë, kanë mbetur që të zgjidhen ende edhe disa hollësi që marrëveshja të quhet e përfunduar.
Interi, për shkak të rregullit financiar fair play, mund ta marrë Vidalin vetëm në formë huaje me të drejtë blerjeje, por problem përbën fakti se kontrata e futbollistit kilian me Bajernin skadon verën e ardhshme.
Të dy klubet, megjithatë, e kanë gjetur formulën e realizimit të transferimit. Kështu, Vidali do ta vazhdojë kontratën ne Bajernin deri më 2020, por do të shpërngulet në formë huaje për një vit tek Interi me të drejtë blerjeje nga ky i fundit, njofton “Sport Italia”. Thuhet se të dy klubet kanë arritur një “marrëveshje xhentelmenësh”, se Interi ka pranuar që verën e ardhshme ta blejë Vidalin për 30 milionë euro.
Sfidanti.al