Klop sërish si djalë i qytetit: Dua më shumë liverpulas se anglezë

Jo më kot ai është kthyer në idhull të tifozëve. Jurgen Klop tregoi edhe një herë sesa i zoti është për të hyrë në zemër të banorëve të Liverpulit, kur tregoi preferencat e tij për lojtarët që duhet të vijnë në ekip. “Nëse kam dy lojtarë me talent të barabartë, njëri prej tyre perfekt në anglisht, dhe tjetri perfekt në dialektin e Liverpulit, ky i dyti pranohet menjëherë në skuadër”, – ishin fjalët e tij.

Klop nuk harron se çfarë dhanë për Liverpulin, futbollistë të tillë si Xherrard apo Karrager, ndërsa në ekip ka dy liverpulas, mbrojtësin e ri Trent Aleksandër-Arnold dhe 17-vjeçarin, Kërtis Xhons.

Sfidanti.al