Mijatoviçi shpjegon marrëdhëniet e “plasura” mes Perezit dhe Ronaldos

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe drejtori sportiv aktual i këtij klubi, Predrag Mijatoviç, vendosi që të komentojë në median spanjolle të ashtuquajturat marrëdhënie të këqia mes presidentit të klubit “mbretëror”, Florentino Perez, dhe Kristiano Ronaldos. Peca, sikurse e thërrasin me shumë ata që e njohin nga afër Mijatoviçin, beson se njeriu nr.1 i Realit dhe ylli kryesor i ekipit nuk janë ndarë mirë.
“Nuk mendoj se vendimi që u mor, ishte i lehtë. Kam përshtypjen se ajo që ndodhi, është gatuar në prapaskenë. Ndoshta, arsyeja mund të jetë edhe e çuditshme, por unë nuk e di tamam se çfarë ka ndodhur mes atyre të dyve. Nga jashtë duket se mes tyre ka pasur një konflikt serioz që, më në fund, çoi në ndarjen mes tyre”, thotë Mijatoviçi.
Një pjesë e medias spanjolle shkruan se Ronaldos i ka mbetur qejfi, sepse Florentino Perezi donte të sillte në “Santiago Bernabe” Eden Azarin e Çelsit, ndërkohë që futbollisti portugez shihte kërcënim te futbollisti belg, kështu, të paktën, shkruan media.
Sfidanti.al