Portieri i Realit të Madridit, Kejlor Navas, tha se ai nuk është aspak i shqetësuar rreth spekulimeve lidhur me ardhjen eventuale në klubin “mbretëror’ të portierit belg Tibo Kurtoa. Navasi ka ardhur te Reali, më 2014, kur erdhi nga Levante, pasi për të u paguan 10 milionë euro dhe, që nga ajo kohë, ai ka fituar tre tituj të Ligës së Kampioneve, katër të kampionatit botëror të klubeve, një titull në La Liga, nje trofe në Kupën e Mbretit dhe një tjetër në Superkupën e Spanjës.
Kurtoa, në fakt, po përmendet shpesh në median spanjolle si një dëshirë e madhe e kryesisë së Realit dhe, duke pasur parasysh se ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij me Çelsin, ka shumë mundësi që transferimi i tij të realizohet gjatë kësaj vere.
“Unë kam biseduar me Lopetegin. Jam i qetë, sepse më kanë mbetur akoma edhe dy vite nga kontrata ime. Unë i gëzohem çdo momenti te Reali dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Navasi.
Sfidanti.al