Lamtumire Markione; shuhet njeriu qe ringriti Ferrarin e ringjalli Fiatin

Nje atak i dyfishte kardiak ishte fatal per Serxho Markionen. Ish presidenti i Fiat Chrysler dhe Ferrarit mbylli syte kete te merkure ne moshen 66 vjecare teksa ishte ne nje spital ne Zyrih ku iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale ne shpatull.

Serxho Markione lindi ne vitin 1952 dhe njihet si personi qe ne vitin 2004 mori persiper inisiativen per te shpetuar Fiatin nga falimentimi dhe ai ia doli mbane per bukuri.  Pas kesaj deshira e tiij ishte te merrte drejtimin e Ferrarit dhe ia arriti qellimit ne vitin 2014 duke marre vendin e Luka di Montexemolos.

Te kokekuqja italiane ai solli edhe Maurizio Arrivabene dhe Sebastian Fetelin. Nuk mundi dot te sjelle titullin e Formula 1 ne Itali, por beri te mundur rritjen e kompetitivitetit te kesaj skuderie. Per me teper, Markione mundesoi hyrjen e Ferrarit per here te pare ne bursen e Wall Streetit. Por jo vetem kaq, me ndihmen e tij u kthye je Boterorin e Formula 1 e Alfa Romeos, nderkohe qe endrra e tij ishte qe te sillte ne kete kampionat Mazeratin.

Sfidanti.al