Sadiku tek Sivaspor? Ju kujtohet Robinjo,përdhunuesi i shqiptares…

Armando Sadiku me shumë gjasa do të largohet nga skuadra e Levantes. Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e spanjollëve, si rrjedhojë ai duhet të zgjedh një klub tjetër ku mund të aktivizohet si titullar.
Pas Arisit të Selanikut, interesim për bomberin e Kombëtares kanë shfaqur edhe dy skuadrat turke Rizespor dhe Sivaspor. Te kjo e fundit aktivizohet edhe futbollisti brazilian Robinjo.

Pak kohë më parë, ish-futbollisti i Milanit dhe i Realit u dënua me 9 vite burg nga gjykata e Milanos, pasi kishte përdhunuar një shqiptare, por ai vijon të jetë i lirë dhe vazhdon karrierën në Turqi.

.