Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj zyrtarisht është një lojtar i lirë pasi i ka dhënë lamtumirë skuadrës kroate, RNK Split ndërsa tashmë ndodhet në kryeqytet në pritje të ndonjë aventure të re.
Në prag të merkatos së janarit Bakaj ka braktisur skuadrën e Splitit pasi pretendon që ka të paktën 5 muaj pa marrë rrogën.
Bakaj në rrugë zyrtare ka njoftuar klubin dhe FIFA-n për këtë mos korrektësi dhe duke qenë se kanë kaluar 3 muaj zyrtarisht pa u paguar ka zbatuar procedurat duke dalë përfundimisht lojtar i lirë.
Me shumë gjasa lojtari do përfitojë rrogën e dy viteve, ndërkohë që për momentin pritet të dalë në stërvitje me skuadrën e Tiranës.
Kujtojmë që në dy edicionet e fundit Bakaj luajti me Tiranën duke shënuar në total 27 gola dhe duke qenë shënuesi më i mirë i bardhebluve.