Ditet e fundit u fol shume per mundesine e rikthimit te Hames Rodiriges te Reali i Madridit, por te Bajerni i Mynihut nuk jane te ketij mendimi. Presidenti i klubit bavarez, Uli Henes ka shuar te gjitha zerat spekulative ne lidhje me te ardhmen e kolumbianit duke konfirmuar qendrimin e tij.
‘Askush nuk hyri ne kontakte me ne, as klubi e as futbollisti-tha Henes-sidoqofte ne nuk do te pranonim. Hames ka nje kontrate me ne deri ne fund te sezonit tjeter, keshtu qe nuk ka me diskutime’.
Hames eshte dhene me huazim per 2 vjet te Bajerni nga Reali i Madridit, me bavarezet qe kane si opsion blerjen e futbollistit ne veren e 2019. Nese kampionet e Gjermanise do te paguajne 42 milione Euro atehere Hames do te jete perfundimisht lojtar i Bajernit.
Sfidanti.al