Pas 22 viteve plot sakrifica ,Rafa Markezi i thotë lamtumirë futbollit

Futbollisti i njohur meksikan, Rafael Markez, luajti, duke qenë 39 vjeç, në kampionatin botëror të Rusisë që ishte i pesti për të me bluzën e përfaqësueses së Meksikës. Por, tani, kjo legjendë e gjallë e futbollit meksikan i tha zyrtarisht lamtumirë karrierës së tij futbollistike në fushë.
“Unë kam kaluar në fushë plot 22 vite, gjatë të cilëve kam bërë sakrifica, por kam bërë edhe gabime, për të cilat më vjen keq, por më shumë unë ndjej krenari për gjithçka që kam arritur”, vuri në dukje veterani i futbollit meksikan që, në të ardhmen, do të drejtojë ekipin meksikan të ligës së parë, Atlas.
Gjatë karrierës së tij, Rafa Markezi ka fituar gjithsej 20 trofe, 12 prej tyre me bluzën e Barcelonës, midis tyre edhe dy tituj kampionë të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al