Në fakt, të dy ish-pjesëtarët e “furisë së kuqe” spanjolle hynë në lojë në pjesën e dytë. Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, debutoi në kampionatin japonez me ekipin Visel Kobe. Ai hyri në lojë nga stoli i rezervave në min. e 58-të, kur ekipi i tij ishte në disavanazh 0-2, ndërkohë që deri në fund të ndeshjes rezultati u bë 0-3. Kur hyri në lojë Iniesta, ai u prit me ovacione të mëdha nga shikuesit që duartrokisnin çdo prekje të topit nga ana e tij.
Nuk kaloi më mirë as Fernando Torezi. Edhe sulmuesi spanjoll që erdhi në Japoni nga Atletiko e Madridit, e filloi ndeshjen nga stoli i rezervave të ekipit Sagan Tosu. Edhe Torezi hyri në lojën në pjesën e dytë, por ekipi i tij humbi 1-0.
Sfidanti.al