Presidenti zullumqar i Napolit, Aurelio de Laurentis, përsëri është bërë hit në Apenine mbas deklaratës së tij më të re kontraversale. Media italiane ka shkruar kohët e fundit se De Laurentisi po bëhet gati që ta shesë klubin e Napolit, por vetë ai emohon kategorikisht këtë lajm.
“Nëse shihni ëndrra me sy hapur, do të thotë se, ju, nuk jetoni, por vetëm ëndërroni. Dhe kur të zgjoheni, çfarë do të shihni? Apo, përsëri do të shihni ëndrra? Kundërshtarët e mi duan që unë ta shesë klubin, por Napoli, sa të jem unë gjallë, do të jetë i imi. Sezonin e kaluar, ne e treguam se cilët ishim, por nuk kemi se çfarë të bëjmë, sepse janë edhe 19 klube të tjerë”, tha De Laurentisi, ndërkohë që tifozëve që kërkojnë titullin e kampionit nga ai, Aurelio iu drejtua me fjalët:
“Kush do menjëherë titull, le të bëhet tifoz i Juventusit. Ne këtu, nuk i prishim paratë aq kollaj sa të tjerët, por, ama, krijojmë traditën”, vuri në dukje presidenti i Napolit.
Sfidanti.al