Mercedes blindon dhe Botas; rinovim deri ne fund te 2019

Pas Ljuis Hamiltonit, Mercedes shtrengon fort edhe Valteri Botas. Piloti finlandez rinovoi kontraten e tij me skuderine gjermane deri ne fund te 2019 me opsion rinovimin e saj edhe per nje vit tjeter, deri ne 2020.

Mercedes konfirmoi gjithcka nepermjet nje komunikate per shtyp ne faqen e tij te internetit dhe ne rrjetet sociale. Valteri Botas u bashkua me skuadren gjermane te Formula 1 ne vitin 2017 pasi la Uilliamsi . Sezonin e kaluar ai rezultoi nje element i rendesishem per Mercedes ne fitimin e titullit te peste radhazi kampion per konstruktore.

Nderkaq Botas ka reaguar pas rinovimit te kontrates me Mercedes. ‘Jam shume krenar qe jam pjese e kesaj skuadre fantastike. Mezi pres te shoh se cfare ka rezervuar e ardhmja. Do te vazhdoj te jap maksimumin per objektivat tona. Puna e madhe shperblehet-shkruante Botas ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter.

Sfidanti.al