Nejmar me përgjigjen e radhës: Qendroj tek PSG-ja!

“Iki, nuk iki”. Publikisht nuk ka folur shumë, por mediat kanë raportuar se ka pasur shumë mendime në kokën e Nejmarit. Së fundi, ylli brazilian, që doli i turpëruar nga Botërori, deklaroi se nuk ka ndërmend të braktisë Paris Sen Zhermenin, edhe pse destinacioni i radhës mund të quhej Real i Madridit.

“Do të qendroj në PSG, – është shprehur ai, në një veprimtari bamirësie, – kam kontratë”. Diçka fëminore pasi shumica dërrmuese e atyre që largohen nga klubet janë me kontratë, si shembull vetë Nejmar tek Barcelona. Gjithsesi, duket se Nejmar e kupton se Reali, për momentin, nuk po mendon për të, ose po pret që të bjerë çmimi i kartonit.

Sfidanti.al