Bashkëlojtarët e Daliçi vendosën: Edhe Kaliniçi me medalje!

Megjithëse u soll keq në përfaqësuesedhe u përzu nga ajo që mbas ndeshjes së parë të Kupës së Botës Rusi-2018, bshkëlojtarët e tij dhe traneri Zllatko Daliç vendosën që edhe Nikolla Kaliniçit t’i jepet medalja e argjendtë që fitoi Kroacia në kampionatin botëror, ku ajo zuri vendin e dytë mbas Francës. Qysh mbas ndeshjes së parë, Kroacia mbeti me 22 lojtarë, një  më pak sesa të gjithë ekipet e tjerë, mbasi trajneri Daliç e përzuri nga ekipi Kaliniçin që refuzoi të hynte në lojë si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjes me Nigerinë, duke vënë në plan të parë egon e tij para interesave të ekipit. Por, pavarësisht nga përjashtimi i Kaliniçit, atmosfera në ekip mbeti e shkëlqyer, përsa tregon edhe fakti se Kroacia arriti deri në finale të Botërorit, ku u mund 2-4 nga Franca.

Federata kroate e futbollit ua la në dorë futbollistëve dhe stafit të trajnerëve që të vendosnin, nëse edhe Kaliniçit do të duhej që t’i jepej medalja e argjendtë dhe ata u përgjigjën pozitivisht.

Sfidanti.al