Edhe FIFA thyen rekordin : Asnjë rast dopingu në Botëror

FIFA bëri të ditur se asnjë nga më shumë 3000 testet e bëra për doping në prag dhe gjatë të kampionatit botëror të Rusisë nuk ka rezultuar pozitiv. FIFA njoftoi se 2761 mostra urinash janë marrë para Botërorit, ndërkohë që gjithsej 626 mostra të tjera u morën gjatë vetë zhvillimit të kampionatit botëror. Kjo është shifra më e lartë e testeve antidoping të bërë me rastin e një kampionati botëror.
“Testimet janë bërë nga agjencia botërore e antidopingut (WADA), duke kontrolluar modulin hematologjik përmes gjakut dhe modulin steroid përmes urinës. Specialistë të pavarur i kontrolluan të gjithë testet dhe në fund ata nxorën përfundime mjaft të saktë”, njoftoi FIFA.
Mesatarisht, çdo futbollist gjatë këtij viti është testuar 4,41 herë, kurse disa lojtarë edhe nga tetë herë. Të gjithë mostrat do të ruhen 10 vite që të jenë të aksesueshme për testime potenciale suplementare.
Sfidanti.al