Gjyqtari argjentinas Nestor Pitana është caktuar që të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes finale të Kupës së Botës të 21-të mes Kroacisë dhe Francës që do të zhvillohet në Moskë, më 15 korrik, në stadiumin “Lluzhnjiki”. Ndihmës do të jenë bashkatdhetarët e tij, Hernan Majdan dhe Huan Pablo Belati. Gjyqtar i katërt do të jetë holandezi Bjorn Kjupers.
Pitana, deri tani, ka drejtuar katër ndeshje në këtë kampionat botëror, në fillim, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite (5-0), ndeshjen e fazës së grupeve mes Meksikës dhe Suedisë (0-3), atë të një tetës së finales mes Kroacisë dhe Danimarkës (1-1 koha e rregullt, me penallti 3-2) dhe Uruguai-Franca (0-2).