Van Basten “gol” Kroacisë: “Vendet e vegjël” nuk i fitojnë dot trofetë

Një nga legjendat botërore të futbollit, holandezi Marko Van Basten, mbas mbarimit të ndeshjeve gjysmëfinale, shprehu mendimin e tij për kampionin e ri të botës.
“Kroacia ka futbollistë të shkëlqyer që luajnë në të gjithë Evropën, madje në klubet më të mirë. Ata kanë një ekip me përvojë. Luka Modriç është, me të vërtetë, një lider i vërtetë dhe e udhëheq lojën shkëlqyeshëm. Por, nëse i hedhim një sy historisë, “vendet e vegjël” nuk fitojnë dot në ndeshje që janë për trofe. Megjithatë, ky është një shans i madh për këtë vend të vogël”, deklaroi ish-futbollisti i famshëm holandez Marko Van Basten.
Sfidanti.al