Cili është ky presidenti i ri i Milanit, “djaloshi” Paolo Sarkoni

Klubi gjigant italian, Milan, që sot, ka president të ri dhe ai është Paolo Sarkoni 71-vjeç që do të zërë vendin e kinezit Jan Hong Li. Milani, në fakt, ka ndryshuar strukturën pronësore, pasi që nga dje ky klub ka kaluar në duart e fondit investues amerikan “Eliot” që zgjodhi edhe presidentin e ri të klubit.
Sarkoni që ka lindur në Viçenca, është një menaxher me përvojë. Ai ka punuar si drejtor i madh në njërën prej kompanive më të mëdha të naftës në botë, “Eni”. Sidoqoftë, Sarkoni, në fund të viteve 1990, ka qenë president i klubit të Viçencës, kështu që ai ka përvojë edhe në fushën e futbollit.
Sfidanti.al