Diego Armando Maradona “ngriti pluhur” përsëri në Botërorin e Rusisë, duke folur për praktikën e përfaqësueseve të mëdha që natyralizojnë futbollistë të vendeve të vegjël. Në një intervistë në televizionin venezuelas “Telesur”, Maradona kërkoi që të gjendet një zgjidhje për ketë problem.
“Tanimë, nuk ka asnjë sekret se ekziston një Mafia që merr të rinj të talentuar afrikanë dhe i shndërron ata në qytetarë të Evropës.
Shikoni Francën, 70 përqind të banorëve të saj janë emigrantë të ardhur në këtë vend. Ata nuk kanë alternativë tjetër, vijnë nga varfëria dhe jetojnë në kushte që nuk janë normale. Dhe kur atyre u ofrohen 4 herë ushqim në ditë, ata pranojnë menjëherë gjithçka, qoftë edhe ndërrimin e shtetësisë. Kjo ndodh kudo, madje edhe në përfaqësueset e mëdha. Nuk ka asnjë dyshim se ky është Mondiali me përqindjen më të madhe të emigrantëve”, vuri në dukje Maradona.