Kanë kaluar plot 12 vjet që nga ndeshja kur, Zinedin Zidane, i veshur me bluzën e përfaqësueses të Francës goditi me kokë futbollistin e përfaqësueses italiane, Marko Materaci. Në këtë mënyrë, magjistari nga Marseja i dha një fund të palavdishëm karrierës së tij me “trekolorët” francezë, ndërkojë që atë e provokoi mbrojtësi italian i lartpërmendur, duke e sharë nga motra. Zidane e goditi me kokë në gjoks Materacin që u këput dhe ra në tokë, kështu gjyqtari i ndeshjes i nxori Zidanes kartonin e kuq dhe ai e përfundoi para kohe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Berlinit, të cilin e fitoi Italia.
Pamja, kur Zidane 34-vjeçar la që t’i ikë nga dora trofeu më i rëndësishëm në botë në fund të karierës së tij të jashtëzakonshme do të mbetet gjithnjë në kujtesën e tifozëve.
Sfidanti.al