Anglia, stervitje e çuditshme me…pula plastike

Anglia zhvilloi paraditen e se martes  ne Luzhniki Stadium stervitjen e parafundit per ndeshjen gjysmefinale me Kroacine. Kurioz ne kete stervitje ishte imazhi i futbollisteve te Tre Luaneve me pula plastike ne dore teksa po luanin pa e nisur mire stervitjen me top.

Futbollistet duhet te hidhin pulat drejt njeri tjetrit dhe kjo shkaktoi shume te qeshura mes tyre. E gjithe kjo u be me qellim qe futbollistet te punonin te qete pa ndjere presionin e kesaj gjysmefinaleje, faze ne te cilen Anglia kthehet te luaje pas 28 vitesh. Ne ndeshjen me Kroacine, Anglia me shume gjasa do te luaje me te njejtin formacion si ne ndeshjet me Kolumbine dhe Kroacine duke pare edhe rezultatet e arritura.

Sfidanti.al