FIFA e frikësuar nga goja e Maradones, ajo që s’mbyllet kurrë

FIFA e kritikoi përsëri Diego Armando Maradonën, për shkak të deklaratës së tij të fundit se gjyqtari amerikan, Mark Gajager, e “grabiti” Kolumbinë në ndeshjen e 1/8-tës së finales me Anglinë.
Sipas FIFA-s, konstatimi i Maradonës është i pabazuar dhe i pashembullt. Media shkruante se Maradona, para fillimit të ndeshjes, ishte parë i veshur me bluzën e Kolumbisë dhe se golin e barazimit në minutën e fundit të futbollistit kolumbian, Mina, e kishte festuar më të madhe, sikur ta kishte shënuar vetë!
“FIFA shpreh keqardhjen e saj të thellë se dëgjon deklarata të tilla nga goja e një futbollisti që ka bërë histori në futboll”, vihet në dukje në njoftimin e “shtëpisë” botërorë të futbollit.
Sfidajti.al