Franca në gjysmëfinale të Botërorit, sa lehtë ndaj Uruguajit!

Ekzistonte frika se pas golit të parë nuk do të kishte duel. Kështu edhe ndodhi, kur Franca kaloi në avantazh ndaj Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës. Për 40 minuta, amerikanojugorët ishin shfaqur tepër të fortë, kompaktë dhe një rrezik i vazhdueshëm për nënkampionët e Europës, por edhe ata e dinin se do ta kishin të vështirë pas pësimit të një goli.

Ishte Rafael Varan që e realizoi këtë rrjetë të çmueshme, për të cilën po luante Franca, dhe kundër së cilës po përpiqeshin uruguajanët. Përballë një skuadre me nivel shumë të lartë teknik, me shumë energji dhe tepër të shpejtë, Uruguaj nuk duhej të pësonte. Nuk ia doli ta shmangte, dhe kjo gjë, në një farë mënyre, vulosi fatin e përballjes, me Francën që u shfaq më pas si një nga pretendentet kryesore për titull.

Gjithsesi, u desh goli i dytë që të mbyllte çdo diskutim dhe më pas u duk se u luajt kot në stadiumin e Nizhni Novgorodit. Pa Kavanin, dhe me potencial më të vogël sesa kundërshtari, uruguajanët u dorëzuan, madje përpara kohe. Antuan Grizman u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa ka shënuar 7 herë në 6 ndeshjet me eleminim direkt për ekipin e tij. Franca ndjell frikë me efikasitetin e saj, gjashtë gjuajtje në kuadrat në ndeshjet e fundit, gjashtë gola.

Sfidanti.al