Trajneri i njohur kroat, Miroslav Çiro Blazheviç, është shumë origjinal në komentet e ndryshme që bën, kështu që ai nuk mungoi që të komentonte edhe zhvillimet më të fundit në Botërorin e tanishëm, ku Kroacia që ai ka drejtuar dikur, është një nga të papriturat më të këndshme. Ai komentoi edhe pjesëmarrjen e Serbisë në këtë Botëror. Ai i deklaroi se gazetës serbe “Kurir” se e di mirë se çfarë i mungoi përfaqësues serbe në kampionatin botëror.
“Besoj se e keni dëgjuar thënien e famshme të Napoleon Bonapartit se është më mirë të kesh një togë me minj me një luan në krye sesa një togë luanësh me një mi në krye! Ky ishte problemi juaj, lidershipi në stolin e drejtimit. Po të kisha që unë trajneri i përfaëqsueses serbe, gjërat do të ishin krejtësisht ndryshe. Dhe, ç’është e vërteta, ju e kishit mundësinë që të më angazhonit mua, por nuk e bëtë. Eh, serbë, serbë, me këto kualitete që ju keni, unë do të kisha bërë prej tyre një Kroaci tjetër, sepse, po të kishit luajtur, siç luan Kroacia, ju do të kishit shkuar larg në këtë Botëror”, vuri në dukje Çiroja.
Sa i përket vetë Kroacisë, ai vuri në dukje se pret që ajo të bëhet kampione e botës. “Rusët nuk kanë se çfarë të na bëjnë. Në finale dua Kroaci-Brazil”, tha trajneri i njohur kroat.
Sfidanti.al