Maradona zbulon plagën tek tiki-taka në lojën e Spanjës..Isko fajtori?

Diego Armando Maradona vazhdon që të bëjë analizat e tij në kampionatin botëror të Rusisë edhe mbas eliminimit të Argjentinës, pasi ai ka marrëveshje me televizionin venezuelas “Telesur” që, midis të tjerave, jep edhe konsideratat e Don Diegos.
Mbas eliminimit të Spanjës nga Rusia, Maradona kritikoi mesfushorin Isko Alarkon që konsiedrohet si një nga lojtarët më të mirë të Realit të Madridit dhe që, sipas shumëkujt, ishte një nga më të mirët në fushë në radhët e Spanjes, por që, sipas Maradonës, nuk bëri asgjë konkrete në fushë.
“Spanja luajti sikurse ka luajtur gjithnjë, por ajo kishte një mangësi të madhe. Asaj i mungonte një lojtar si Çavi Ernandez që ishte mjeshtër në pasimin definitiv. Kur Iniesta hyri në ndeshjen kundër Rusisë, ai solli në ekip freski, por unë, megjithatë, kam vërejtje për Iskon që, në fakt, lëviz shumë, por nuk është përcaktues, pra, thjesht, nuk bën atë që duhet’, vuri në dukje Maradona.
Sfidanti.al