Çelsi, sezonin e kaluar të Premier Ligës, pati një sezon zhgënjyes, kështu që trajneri i tij, Antonio Konte, po largohet nga stoli i drejtimit për t’ia lënë vendin ish-trainerit të Napolit Maurisio Sari që, sikurse thuhet, ka në plan të bëjë një remont të përgjithëshëm në këtë klub londinez, me qëllim që të sulmojë majën e Premier Ligës angleze.
Sipas informacioneve më të fundit, pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, ka ndërmend që të sjellë në këtë klub bashkatdhetarin e tij, Andrej Gollovin, duke i ofruar CSKA-së së Moskës për këtë lojtar të ri 30 milionë sterlina. Duke pasur parasysh se kjo shumë konsiderohet shumë më e lartë sesa ofrojnë për Gollovinin klubet e tjerë, ka shumë mundësi që ky futbollist i talentuar rus të përfundojë te Çelsi.
Në “listën e dëshirave” të Çelsit është edhe portieri i Danimarkës, Kasper Shmajhell, që luan me Lester Sitin dhe që është dalluar aq shumë në këtë kampionat botëror, sidomos, në ndeshjen e 1/8-tës së finaleve me Kroacinë gjatë serisë së penalltive që, megjithartë, u fitua nga përfaqësuesja kroate.
Sfidanti.al